Kreu i qeverisë Rama ka paraqitur dora-dorës në fejsbukun e tij, bilancin e qeverisjes më 2022-in dhe objektivat e saj më 2033. Nga statuset e kreut të shtetit dhe foto e publikuara prej tij, kuptohet se 2022 ka qenë një vit i mbarë sa i takon fiskalizimit, eksporteve bujqësore, vaksinimit të popullësisë, pakësimit të numrit të vrasjeve, e se gjatë 2023-it, pritet të mblidhet kësti i parë i taksës mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë, që do shkojë për rritjen e pensioneve, do të ndërtohen tri stadiume të reja, në Durrës, Vlorë e Korcë, përfshi dhe Selman Stermasin në Tiranë, e se do të përfshijë në kurrikulat e klasës gjuhën dixhitale dhe laboratorët smart nëpër shkolla.
Sa më poshtë, postimet e plota që ka bërë Rama në fejsbukun e tij.