Është ndarë nga jeta ditën e sotme, një prej ikonave të futbollit italian, trajnieri Gianluca Vialli, i cili vuante prej një viti nga kanceri i pankreasit.
Karriera e Vialit nisi më 1980-n me Kremonezen, që asokohe luante në serinë C. Klubi u ngjit me shpejtësi në serinë B dhe një vit më vonë në Sampdoria.
Më 1990-n Viali fitoi kupën e Evropës me Sampdorian dhe një vit më pas, titullin kombëtar të Italisë.
Viali drejtoi Celsin menjëherë pas Rud Gulit, duke e shpënë atë në vend të tretë, renditja më e lartë e tyre në 29 vjet.
Në karrierën e tij si trajner, kujtohet për punën e cmuar bërë me dy skuadrat ku ka punuar ndër vite.
Sot Italia është në zi për humbjen e tij.