Teksa ka bërë me dije vendimet e qeverisë për ditën e sotme, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka dhënë dhe një përgjigje sa u takon kërkesës së pedagogëve për rritjen me 50% të pagave të tyre brenda dy vitesh. Në fjalën e saj Kushi thekson se nëse ata kanë rezultate në kërkimin shkencor, paga e tyre, përmes thithjes së fondeve nga BE, natyrisht bëhet shumë më e lartë se paga mujore.
Unë e përmenda dhe pak më parë, tha Kushi, që mbështetja jonë për universitetet nuk do të ndalet këtu, por të jemi pak më realist për kushtet në të cilat ndodhemi. Do të sillja një shembull zjarrëfikësit, është rritur 7 % e paga e zjarrëfukësve, por imagjinoni, zjarrëfikësi që kanë një pagë të ulët, ata hidhen në zjarr, imagjinoni sakrifica që bëjnë, dhe prapë, në kushtet në të cilat ndodhemi, rritja për ta është e tillë, kështu që unë kërkoj mirëkuptim, por do ti ftoja sidomos që përvec mirëkuptimit, të rrisim përpjekjet tona të përbashkëta, për të rritur të ardhurat e universiteteve, tërrisim performancën e universiteteve dhe pse jot ë rrisim kapacitetet për të aplikuar dhe për të thither sa më shumë fonde nga BE. Janë fonde në dispozicion dhe pjesa më e madhe e tyre që thithin universitetet janë pagesa për stafet dhe pedagogët të angazhuar. Kështu që pedagogët që kanë rezultate në kërkimin shkencor, rezultatet I kanë shumë më të larta se sa paga mujore.