Në replikat mbi krizën energjitike dhe fushatën e ministrisë për ndërgjegjësimin e popullësisë për të kursyer energji me deputeten e PD-së, ministrja e Infrasrukturës ddhe Energjisë Belinda Balluku, ka sqaruar se ndryshe nga sa thuhej nëpër media, ajo personalisht nuk kishte dhënë kurrë këshilla për larjen e rrobave. Por ishte ministria në fakt, që kishte ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, për të ndërgjegjësuar popullatën për kursyerjen e energjisë.
“Po”, tha Balluku mes të tjerave, “po ta lësh hapur derën e frigoriferit harxhon më shumë energji. Unë nuk dhënë kurrë këshilla se si t’i lani rrobat. Unë për vete i laj si di vetë kur më del koha. Por ajo është një fushatë e ministrisë së Energjitikës, për të ndërgjegjësuar njerëzit për kursimin e energjisë. Ju lajini si të doni rrobat. Mbi 800 kë, faturoheni me cmim më të lartë.
Sa më poshtë fjala e plotë e Belinda Ballukut në Parlament.