E hënë, 2 Nëntor, 2026
Politikë

Lajmi bombë nga Veliaj: “Transferimin e ka bërë Rama, hiq dorë nga bashkia dhe Flamingot”

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Krybashkiaku Erjon Veliaj ka publikuar në rrjetet e veta sociale një informacion që duket se do të ndryshojë rrjedhën e debatit publik në vend.

Në shënimin e publikuar Veluaj pohon se ministri aktual i Drejtësisë Toni Gogu e ka vizituar nê qeli dhe i kërkuar në emër të kreut të qeverisë Rama, të japë dorëheqjen nga pozicioni aktual i kreut të bashkisê e po ashtu edhe nga peotesta e Flamingove. Veliaj shkruan në statusin e tij, se nuk e gjuan PS-në me gurë, por as nuk lejon njeri ta gjuajë me gurë

Sa më poshtë statusi i Veliajt

Mobileri

Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.

Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.

Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.

Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.

Ndryshe ik!

Letra e plotë:

E premte, ora 22:30�
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.

TG: R ka bërë transferimin, urdhër që ky nga konvikt duhet të bëjë burg tamam dhe që personalisht është marrë dhe me lejen për spital, lejet për takime, deri te aksesi tek miqtë e familja.

R ka bypass TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin e izolimin me këto 3 kërkesa:

  • Prano përfshirjen me Flamingot – Studentët ose do të shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues” nga burgu e do bësh 100 vjet burg në 313 e 302.
  • Hiq dorë nga bashkia TR dhe delegoje (te Arbër Hajdari).
  • Mos u këshillo më me Plarent Ndrecën.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top