
Izraeli po zhvillon zgjedhjet e para të përgjithshme që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe pas tre vitesh lufte.
Rreth 7,3 milionë votues me të drejtë vote marrin pjesë në zgjedhje, ku garojnë 37 parti, ndërsa 12 000 qendra votimi janë të hapura nga ora 07:00 deri në orën 22:00 me orën lokale (nga ora 06:00 deri në orën 21:00 sipas orës tonë).

Sipas sondazheve më të fundit, “Yashar” – partia e udhëhequr nga ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Eisenkot – kryeson me 22–23 mandate, duke lënë pas partinë “Likud” të kryeministrit Benjamin Netanyahu, e cila parashikohet të fitojë 19–21 mandate.
Netanyahu synon një mandat të shtatë, duke u mbështetur te aleatët e tij të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, si dhe te partia ultra-ortodokse “Shas”.
Gjashtëdhjetë për qind e izraelitëve shprehen se janë në favor të një qeverie të unitetit kombëtar.

