E hënë, 22 Qershor, 2026
Bota

Shqetësim i madh në Australi: Pasagjere gra, ekzaminohen gjinekologjikisht në aeroportin e Katarit.

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Autoritetet në Australi janë shqetësuar së tepërmi, ngase se një grup udhëtaresh gra janë trajtuar në mënyrë ekstremisht të papërshtatshme, në aeroportin e Dohës, kryeqytetin e Katarit. Sipas medias australiane, gratë, që po fluturonin me linjën e Katarit për në Sidnej, janë nxjerrë befas nga aeroporti, për një ‘hetim të brendshëm’

Incidenti kishte ndodhur të martën, më 2 tetor, pasi stafi i aeroportit Ndërkombëtar të Hamadit, kishte gjetur një foshnjë të sapolindur në një nga tualetet e paradhomave të nisjeve. Kështu, të tëra pasagjeret gra që fluturonin për Sidej, pavarësisht moshës, u zbritën dhe u shpunë në një parking larg, ku po i prisnin tri ambulanca

Atë moment mes grave pati shumë panik e rrëmujë, u shpreh një prej pasagjereve që u mor prej bordit. Një grua tek të gjashtëdhjetat, që nuk e kishin futur në ambulancë për hir të moshës, deklaroi për mediat që kjo ndodhi kishte qenë e tmerrshme, dhe se të gjorat gra kishin qenë  të detyruara të hiqnin të brendshmet, për t’u kontrolluar gjinekologjikisht. “Një eksperiencë llahtarisëse”‘, u shpreh  e moshuara, e cila dëshmoi se teksa kjo ndodhte, i dridheshin gjunjët nga frika dhe s’guxonte ta imagjinonte ç’po hiqnin të gjorat gra të reja brenda në ambulancë.

burimi: https://www.ad.nl/buitenland/grote-zorgen-in-australie-vrouwelijke-passagiers-inwendig-onderzocht-op-luchthaven-qatar~a561306f/107861716/

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top