E shtunë, 26 Shtator, 2026
Bota

Mashtrim prej 95 milionë eurosh në Fideuram/ Intesa San Paolo/ Mesazhet WhatsApp dhe një zë i kopjuar prej IA gënjejnë drejtorin

· 3 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit


Paolo Molesini, ish-drejtuesi i Fideuram, ka rënë viktimë e një mashtrimi prej 36 milionë eurosh, i cili nisi me një mesazh të rremë në WhatsApp, që dukej se vinte nga bankieri i Intesa San Paolo, Carlo Messina.

Corriere della Sera raportoi ngjarjen, duke vënë në dukje se pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda, pasi një pjesë e konsiderueshme e shumës prej rreth 95 milionë eurosh që doli nga arkat e institucionit, u rikuperua jashtë vendit. Mashtrimi ndërkombëtar daton në shkurt të vitit 2026, kur Molesini — asokohe kryetar i Fideuram (degë e Intesa San Paolo) — mori (ose më saktë, besoi se po merrte, siç do ta kuptonte shpejt) një mesazh në WhatsApp nga Carlo Messina, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë, Banca Intesa. Në mesazh, personi që hiqej si Messina, theksonte nevojën urgjente për të kryer një sërë transfertash bankare përmes departamentit të thesarit të Fideuramit, duke përmendur arsye praktike që e pengonin Inteswn t’i kryente vetë transaksionet, me qëllim që të mos humbej një mundësi financiare jashtë vendit, e cila ishte me interes për Intesën.

Më pas, banda kriminale organizoi një tjetër komunikim të besueshëm me drejtuesin e Fideuramit: këtë herë, personi që e telefononte (ose më saktë, që dukej se po e telefononte), ishte një avokat nga një firmë e madhe ndërkombëtare, Paolo Nastasi, partner drejtues i A&O Shearman në Itali. Nastasi nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen dhe nuk ishte në dijeni të saj, pasi ishte përdorur si ndërmjetës pa dashje në transaksionin e iniciuar nga mashtruesi që hiqej si Messina. Ai ishte një avokat korporatash që Moresini e njihte; nëse zëri tingëllonte saktësisht si i tij, kjo ndodhte sepse mashtruesit e kishin imituar me mjeshtëri duke përdorur mjete të inteligjencës artificiale. Si pasojë, u iniciuan transferta bankare, kryesisht drejt Kinës dhe Hong Kongut. Megjithatë, u dha alarmi dhe Fideuram aktivizoi sistemet ndërkombëtare të bashkëpunimit ndërbankar, duke mundësuar rikuperimin e një pjese të konsiderueshme të fondeve të vjedhura. Falë kësaj reagimi të shpejtë, 40 milionë euro u identifikuan dhe u bllokuan në një bankë kineze, për t’iu kthyer më pas Fideuramit. Ndërkohë, një hetim i drejtuar nga prokurorët Alfonso Serritiello dhe Barbara Benzi – kryer në bashkëpunim me kolegët në Lisbonë nën kujdesin e Eurojustit – zbuloi 13 milionë euro të tjera në një bankë portugeze, fonde që u sekuestruan përpara se të zhdukeshin pa gjurmë.

Mobileri

Aktualisht, 36 milionë euro mbeten të humbura. Këto fonde kanë përfunduar në llogari të huaja dhe në një moment të caktuar janë konvertuar në kriptovaluta. Hetuesit tani po përpiqen ta gjurmojnë këtë shumë përmes kërkesave për ndihmë juridike ndërkombëtare në mbarë botën, me shpresën për të kapur asetet, para se mashtruesit t’i konvertojnë bitkoinët në para kesh. Pas kësaj ngjarjeje, Moresini – i cili nuk ishte as nën hetim dhe as objekt i ndonjë veprimi ligjor, – njoftoi dorëheqjen nga posti i kryetarit në muajin mars, duke përmendur “arsye personale”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top