
Aktorja fituese e çmimit Oscar, Susan Sarandon, dhe ylli i “Hacks”, Hannah Einbinder, ishin midis personave të ndaluar nga policia në New York të enjten, ndërsa policia u fut për të shpërndarë një protestë kundër Benjamin Netanyahut.
Pamjet e Agjencisë France-Press tregojnë oficerët e NYPD-së duke prangosur yllin e “Thelma & Louise” në demonstratën që zhvillohej në qytet, ndërkohë që kryeministri izraelit po përgatitej të fliste në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Një zëdhënës i NYPD tha se oficerët iu përgjigjën raportimeve për një “demonstratë të paplanifikuar” ku njerëzit po bllokonin një kryqëzim. “Anëtarë të Byrosë për Çështjet e Komunitetit të NYPD-së dhanë… paralajmërime, duke u kërkuar pjesëmarrësve të largoheshin,” tha zëdhënësja. “Ata vazhduan të bllokonin kryqëzimin. Disa individë që nuk iu bindën urdhrit u ndaluan,” tha ajo, pa specifikuar numrin e personave të arrestuar. Mes të arrestuarve ishin gjithashtu kandidatja demokrate për Kongres, Darializa Avila Chevalier, dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju-Jorkut, Chi Ossé.

Brenda sallës së Asamblesë së Përgjithshme, dhjetëra përfaqësues nga e gjithë bota dolën jashtë ndërsa Netanyahu filloi fjalimin e tij, ku kritikoi ashpër si armiqtë, ashtu edhe aleatët që kanë mbajtur qëndrime kundër tij muajt e fundit – përfshirë Britaninë dhe Francën, të cilat së fundmi kanë ndërmarrë hapa për të njohur shtetin e Palestinës.ni dhe në Francë. Për hir të Zotit, ata e shpikën vetë këtë term,” u tha ai të pranishmëve.
Sarandon, në filmat e suksesshëm të së cilës përfshihen The Rocky Horror Picture Show, Dead Man Walking dhe The Witches of Eastwick, nuk është e panjohur me protestat lidhur me luftën e Izraelit në Gaza. Aktorja amerikane u tha gazetarëve në Festivalin e Filmit në Venecia, këtë muaj, se po humbiste mundësi pune për shkak të qëndrimeve të saj të hapura.
“Kohët e fundit më kanë hequr nga filma, sepse ka agjenci që u thonë njerëzve të mos më angazhojnë ende. Por kjo është struktura e pushtetit,” tha ajo. “Mendoj se ka pasur një ndryshim në mënyrën se si kuptohet situata nga publiku i gjerë, por në industrinë time ka ende qëndrime shumë të forta nga ana e sionistëve, të cilët nuk i kanë zbutur aspak ndjenjat e tyre ndaj meje. Megjithatë, unë gjeta familjen time, gjeta njerëzit e mi dhe jam mirë,” shtoi ajo.
Einbinder ka deklaruar më parë se kostoja e heshtjes për Palestinën është më e lartë se humbja e karrierës së saj në Hollywood, duke iu referuar reagimeve negative të industrisë ndaj aktoreve si Sarandon dhe Melissa Barrera. “Mendoj se ata e dinë atë që di edhe unë: se kostoja e heshtjes është më e lartë,” u tha ajo pjesëmarrësve në Festivalin e Filmit në Kanë, më herët gjatë këtij viti. “Ka një kosto më të madhe nëse nuk flet. Nuk kam asnjë iluzion që karriera ime modeste mund të krahasohet qoftë edhe me një jetë të vetme njerëzore. Është detyrim dhe unë do ta bëj gjithmonë.”

