
Një protestë interesante ka ndodhur së fundmi në Poloni, ku tridhjetë robotë kanë protestuar të pajisuar me flamurë, përpara ministrisë Polake të Çështjeve Dixhitale.
“Mbroni vendet e punës – mos prisni, vendosni rregulla!”, thërrisnin robotët me flamuj, slogane dhe altoparlantë në dorë.
Iniciativa synon të nxjerrë në pah nevojën e veprimeve konkrete për të rregulluar tregun e ardhshëm të punës, ku IA do të luajë një rol gjithnjë e më të spikatur.
Për këtë qëllim, aktivistët po u bëjnë thirrje autoriteteve kombëtare të hartojnë legjislacion mbi automatizimin, për të kufizuar ndikimin e tij në punësim, në mes të një peizazhi të zhvillimit teknologjik që po përshpejtohet me shpejtësi, dhe pamundësisë së rregullatorëve për të mbajtur ritmin me inovacionin.

