
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Indonezi, pasi një traget u përmbys, sipas autoriteteve indoneziane.

Në bordin e mjetit lundrues, i cili po lëvizte mes ishujve Java dhe Borneo në kushte të këqija moti, ndodheshin 243 persona. Sipas agjencisë kombëtare të shpëtimit të Indonezisë, Basarnas, 107 prej tyre janë shpëtuar.

