E enjte, 3 Shtator, 2026
Kronikë

Bedinaj dhe Muça, sherr për një tokë në zotërim të pronarëve të Delta Group

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Konkretisht, konflikti ka ndodhur në ambientet e hotel Regina në Radhimë, ku Muça ka shkuar me mbi 10 persona të armatosur. Mollë sherri mes këtyre dyve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group.

Punonjës të ‘Swat Security’ bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës kanë shkuar të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe janë përballur me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk është mbyllur aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Më pas, janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip ‘Range Rover’ me të cilën udhëtonin u përmbys. 

Si pasojë, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në ‘Range Rover’ u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top