E enjte, 3 Shtator, 2026
Kronikë

Konflikti për tokën në Palasë/ Ja dinamika e sherrit mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, për tokën me disa pronarë pretedentë

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas burimeve në vendngjarje, sherri mes dy biznesmenëve të njohur në vend, Vasil Bedinaj, pronar i Rexhina Grup, dhe Luan Muçës, pronar i Delta Group, ka ndodhur për hir të një mosmarrëveshjeje për një tokë që dy biznesmenët kanë blerë në Palasë.

Dy biznesmetnët kishin lënë të takoheshin ditën e sotme për t’u sqaruar, ndaj Luan Muça së bashku me badigardët kanë shkuar në Regina Palace. Këtu ka ndodhur edhe konflikti, me gjasa pas acarimit të toneve.

Nga sa rrëfejnë burimet në vendngjarje, kanë qenë badigardët e Bedinajt ata kanë shtirë të parët ndaj shoqëruesëve të Muçës, ndaj këta të fundit bashkë me të zotin kanë rendur për t’u kthyer në makinën me të cilën kishin ardhur, e për t’ju larguar goditjeve.

Ca më tutje kjo makinë është përplasur, dhe i lënduar ka mbetur dhëndri i Luan Muçës.

Historia e tokës së Regina Palasë, ka qenë edhe më parë objekt sherri për Vasil Bedinajn, i cili jo më larg se dy vjet të shkuara, rrahu me shpulla një tjetër banor të zonës, që pretendonte se toka ishte e tija.

Si qëndron e vërteta?

Sipas Prapaskenës, “konflikti konsiton për një pronë në Palasë, e piketuar për të ndërtuar një resort. Biznesmeni Luan Muça ka blerë një tokë në Vlorë me AMT, duke marrë vërtetim pronësie. Pasi ka mbaruar procedura, kanë ardhur disa banorë të zonës, pretendentë për pronarë të të njëjtës pronë, me AMT të Jorgo Goros. Muça ka hyrë në negociata dhe e ka blerë edhe një herë pronën në Palasë, duke kërkuar më pas leje për zhvillimin e pronës.

Më pas biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe prone pranë pronës së Muçës. Edhe Bedinaj ka marrë vërtetim pronësie. Sipas burimeve, pas kësaj prone me shumë pronarë pretendentë, qëndrojnë dy figura të krimit të organizuar, në kërkim nga SPAK për vepra të rënda penale. Ka dyshime se procedurat janë bërë me ndikimin e një tjetër personazhi me pushtet në Hipotekë, i arrestuar disa ditë më parë nga SPAK-u.

Një burim pranë hipotekës tha se ka dyshime të forta se janë ndryshuar koordinatat e pronës, duke e zhvendosur nga kodrat tek prona e blerë dy herë nga Luan Muça. Jo vetëm kaq. Vasil Bedinaj mësohet se ka marrë edhe leje nga qeveria për ndërtim (zhvillimin e pronës). Bëhet fjalë për një investim me vlerë qindra milionë euro.”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top