E dielë, 31 Maj, 2026
Stil Jete

Dua Lipa lidh kurorë. Fotot nga ceremonia modeste

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Dua Lipa dhe Callum Turner lidhën sot kurorë gjatë një ceremonie intime, ku morën pjesë disa miq dhe familjarë.

Këngëtarja me origjinë nga Kosovs dhe aktori hollivudian, shkëmbyen betimet në Old Marylebone Town Hall këtë pasdite, të ndjekur nga miq të ngushtë dhe familjarë.

Dua, 29 vjeç, e mrekullueshme me një kapelë të bardhë, fustan dhe doreza, dorë për dore me bashkëshortin e saj të sapomartuar, 35-vjeçarin Callum, i cili kishte veshur një kostum dhe kravatë blu të errët.

Tetë miq dhe familjarë qendruan dy anëve të shkallëve në Marylebone Registry duke hedhur konfeti, ndërsa çifti futej i gëzuar në një taksi të zezë.

Qe një ngjarje e thjeshtë që i bëri ata ligjërisht burrë e grua përpara dasmës së tyre të dytë – një ngjarje luksoze tre-ditore në Siçili.

Vendi në zyrën e regjistrit në Londër është një nga të preferuarit midis të famshmëve, me Sir Paul McCartney dhe Liam Gallagher të martuar atje dy herë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top