E martë, 26 Maj, 2026
Kinematografi

Palma e Nderit/ Festivali i Kanës i bën homazh Barbra Streisand

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kana nderoi Barbra Streisand me një çmimin e Karrierës: aktorja, e munguar për shkak të lëndimit, dërgoi një mesazh video. Tek Barbra Streisand, “mendimi dhe spektakli, inteligjenca dhe sharmi popullor bashkëjetojnë. Më pëlqen shumë ideja që dikush mund të jetë, në të njëjtin trup, këngëtare dhe regjisore, aktore dhe shkrimtare, por pas zërit të madh gjithmonë qëndron një grua e vetme, para muzikës së saj, para tekstit të saj, para filmit të saj”, tha Isabelle Huppert gjatë ceremonisë së mbylljes së Festivalit të 79-të të Filmit në Kanë, me Palmën e Nderit.

Marrëdhënia e saj me suksesin: “Një grua”, vazhdoi ajo, “e cila nuk u ndje kurrë plotësisht rehat me famën. Një grua për të cilën puna ishte burimi i vërtetë i lumturisë”. Në filma si Yentl, ajo portretizoi “jo një grua si objekt. Kurrë. Por një grua si subjekt, një grua që mendon, që dëshiron, që zgjedh.”

Mendova, si regjisore, si ta tregoja historinë. Dhe kisha histori që doja të tregoja, si ajo e Yentl, një gruaje hebreje të shekullit të 19-të që iu desh të maskohej si burrë për të studiuar”, shpjegoi Barbra Streisand, fituese e Palmës së Nderit 2026, në një video-mesazh dërguar Festivalit të Filmit në Kanë, shfaqur gjatë ceremonisë së mbylljes. “Por unë isha grua, dhe kjo ishte pengesë për shumë njerëz. Dhe, më keq akoma, unë isha një aktore që doja të drejtoja, kështu që çdo studio më refuzoi. Dhe për 15 vjet, projekti dështoi.

Por më duhej ta bëja këtë film. Dhe është ky lloj pasioni që mendoj se ndajmë ne që ndodhemj këtu për kinemanë. Në një botë të çmendur dhe të paqëndrueshme, është qetësuese të shohësh filmat që garojnë në këtë festival, bërë nga artistë nga kaq shumë vende. Kinemaja ka këtë aftësi magjike për të na bashkuar, për të hapur zemrat dhe mendjet tona. Dhe kjo është pikërisht ajo që ne festojmë në Kanë. Dhe jam shumë krenare që jam pjesë e këtij komuniteti.”

n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top