E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Kulturë

Jolie shet për 7 milionë stërlina një pikturë të Churchill-it. Cilësohej si më e rëndësishmja e tij

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Angelina Jolie ka shitur për 7 milionë stërlina një pikturë të ish kryeministrit britanik Sir Winston Churchill-it, çmim ky thuajse katër herë më i madh se vlerësimi paraprak, duke thyer kështu rekordin e vendosur më parë për pikturat e tij, shitur për rreth 1.8 milionë stërlina.

Shtëpia e ankandeve Christie’s, e ka përcaktuar këtë pikturë si veprën më të rëndësishme të ish kryeministrit britanik. Përveç pjesës fetare, ky është i vetmi peizash realizuar prej tij gjatë luftës, u shpreh zëdhënësi i saj.

Churchill-i, një artist i pasionuar, u frymëzua nga qyteti maroken dhe e pikturoi “Minarenë e Xhamisë së Kotubisë” (në vaj), pas konferencës së Kazablankës më 1943-in. Mendohet se ai ia ka dhënë më pas pikturën ish presidentit të Shteteve të Bashkuara, Franklin Roosevelt-it, e cila përfundoi në duart e aktores Angelina Jolie më 2011-n, kur u nxor në shitje në Nju Orleans.

Ofertat e papara, në shumicën e tyre përmes telefonit, bënë që shifra e shitjes të shkonte në 7 milionë stërlina, duke kapërcyer kështu parashikimet e pritshme për 1, 2, 3,4,5 mijë të tilla.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, shuma e shitjes, së bashku me komisionet, e kapërcen shumën e 8.2 milionë stërlinave.

Piktura, sipas tyre, iu shit një njeriu të panjohur.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top