E shtunë, 30 Maj, 2026
Politikë

Ankesat Zgjedhore/ Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), kthen për plotësim kërkesën për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ-së, ka shqyrtuar sot ankesat e subjekteve zgjedhore ardhur pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

njoftimin e bërë për shtyp, KAS-i shprehet se ka vendosur vendosi të kthejë për plotësim dy ankesa, ato me numër 32 dhe 50, të cilat kishin në fokus rezultatin në Qarkun e Vlorës, si dhe “Shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Tiranë”.

Ndërkaq, Komisioni i Ankimimeve, nuk nuk pranoi të shqyrtonte dy kërkesa ankimore, atë me numër 45 dhe atë me numër 47, të cilat lidheshin respektivisht me njohjen e vendimit nga ana e KQZ, të votimit të qytetarëve jashtë shtetit, e po ashtu edhe me rinumërimin e votave të kandidatëve për qarkun e Tiranës.

Deri më tani KAS ka kaluar për shqyrtim 18 kërkesa ankimore, të cilat do t’i shqyrtojë në datën 12, nisur që prej orës 9.30 të mëngjesit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top