E dielë, 31 Maj, 2026
Bota

Rrëfimi tronditës i vajzës së nobelistes  Alice Munro: “Mamaja e dinte që njerku më përdhunonte dhe mbajti anën e tij”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Andrea Robin Skinner, vajza e vogël e nobelistes kanadeze të njohur Alice Munro (e cila vdiq majin e kaluar në moshën 92-vjeçare), tha se njerku i saj e kishte dhunuar seksualisht kur ajo ishte fëmijë dhe se e ëma pati ndenjur me të edhe pasi kishte mësuar për abuzimin.

Në një artikull autobiografik, nënshkruar nga Skinner dhe botuar më 7 korrik në “Toronto Star”, vajza tashmë 57-vjeçare e fitueses së çmimit Nobel për letërsinë, shkruan si më poshtë: “Në vitin 1976 shkova për të vizituar nënën time, Alice Munro, në shtëpinë e saj në Clinton, Ontario. Një natë, ndërsa ajo ishte larg, burri i saj, njerku im, Gerald Fremlin, hipi në shtratin ku isha duke fjetur dhe më dhunoi seksualisht. Unë isha nëntë vjeç. Isha një fëmijë i lumtur, aktiv dhe kurioz (…) Të nesërmen në mëngjes nuk ngrihesha dot nga shtrati. U zgjova me migrenën time të parë, e cila me kalimin e viteve  u bë një gjendje kronike”.

Sipas vajzës së saj, e ëma Alice Munro, mësoi për abuzimin vite më vonë, por kishte vazhduar të qëndronte në krah të njerkut deri kur ai ishte ndarë nga jeta, më 2013-n. “Nuk kam mundur të lexoj më asnjë intervistë, biografi apo ngjarje tjetër, që të mos e përballja me realitetin e asaj që kishte ndodhur, dhe për faktin që nëna ime, pasi e kishte marrë vesh të vërtetën, kishte zgjedhur të qëndronte me dhunuesin tim dhe ta mbronte atë,” rrëfen Skinner.

Skiner i tregoi saj kohe të ëmës për abuzimin e vuajtur, e cila, nga ana e saj ia kishte rrëfyer të babait të së  së bijës Jim Munro-së, që kishte vendosur të mos përballej me shkrimtaren atë moment. Por problemi ishte se në vitet në vijim,  gjatë vizitave të vajzës tek e ëma, abuzimi kishte vazhduar. Fremlini i shfaqej asaj gjatë udhëtimeve me makinë, i bënte propozime seksuale dhe i tregonte për vajzat e lagjes që i pëlqenin.

Ai humbi interesin për të kur ajo u bë adoleshente.

Në vitin 1992, si studente universiteti, vajza zbuloi abuzimin që kishte pësuar në një letër drejtuar nënës së saj, por përgjigja e Munro kishte qenë e ngjashme me atë të kur mësohej “për një pabesi”.

Ndërkohë, Fremlini i kishte shkruar letra familjes ku e pranonte abuzimin, por fajësonte mis Skinnerin me fjali të tilla si:  “Andrea më pushtoi dhomën e gjumit për një aventurë seksuale” ose se mund të bënte publike në çdo moment, Andrean veshur të brendshmet e tij, në kabinën e tij në Otava.

Në vitin 2005, znj. Skinner raportoi zyrtarisht abuzimin në policinë e Ontarios, duke depozituar letra të shkruara nga Fremlin.

Policia e ka akuzoi burrin për sulm seksual. Ai u deklarua fajtor, por “heshtja vazhdoi”, shkruan Skinner, për shkak të famës së Munro-së.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top