E martë, 26 Maj, 2026
Bota

PPE fiton shumicën e vendeve në PE, Ursula fon der Lajen: “Do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremeve të majta e të djathta. Do t’i ndalim”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Lajen, festoi të dielën fitoren e Partisë Popullore Europiane (PPE) nisur nga të dhënat paraprake. Gjatë fjalimit bashkë më kryetarin e PPE-së, Manfred Veber, presidentja Fon der Lajen premtoi një grupim më të fortë kundër partive ekstremiste nga çdo krah. Përfaqësuesja e CDU-së nga Gjermania synon mandatin e saj të dytë në krye të KE-së.

Ursula fon der Lajen, presidente e Komisionit Europian
“Kjo është e jashtëzakonshme. Bëmë një fushatë fantastike. Ishim të vendosur dhe të bashkuar. Dhe tani fituam zgjedhjet europiane. Ne ishim bindës dhe kjo na solli suksesin.

Së bashku me të tjerët do të ndërtojmë një bastion kundër ekstremeve nga e majta dhe nga e djathta. Do i ndalim ata, kjo është e sigurt.”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top