E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Nis vaksinimi i stafeve të hoteleri-turizmit. Manastriliu: “Përfundojnë në fund të majit. Vijojmë me dezinfektimin dhe praninë e qendrave shëndetësore verore në gjithë zonat turistike”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në fjalën e sotme përgjatë konsultimeve të  Task-Forcës me operatorët turistikë, për masat  gjatë sezonit që ndodhet në prag, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu deklaroi se janë duke përmbyllur procesin e vaksinimit të grupeve që punojnë në sektorin e turizmit, për të vazhduar më pas me deinfektimet e plazheve,  e po ashtu edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore në zonat e pushimeve.

Kemi kryer 400 vaksinime në grupin e tur-operatorëve, tha Manastirliu. Do vazhdojmë vaksinimet, në mënyrë që të kemi një sezon turistik më të lehtësuar, në mënyrë që t’u garantojmë edhe stafeve garancinë e nevojshme sa i përket këputjes së zinxhirit të infeksionit, por edhe ruajtjes së shëndetit.

Synojmë të përmbyllim vaksinimet e sektorit të turizmit brenda muajit maj, pra brenda këtij muaji, në mënyrë qe të kemi një lehtësi në funksion të shërbimeve, por ministria e Shëndetësisë po përgatittet dhe po merr masat edhe për mbarëvjatjen e sezonit në aspektin e kujdesit për shendetin. Sezoni do vijojë të ketë në komponentët e tij edhe hapjen e qendrave shëndetësore. Do jenë edhe këtë vit 28 qendra shëndetësore verore, me kujdes 24 orë, të cilat do të happen përgjatë gjithë zonave bregdetare, por edhe atyre malore, që parashikohen të jenë pika turistike, dhe gjithashtu, pika e tretë që është po kaq e rëndësishme, është edhe programi i dezifenktimit të zonave turstike, të plazheve, të lagunave, të cilat praktikisht kanë filluar. Aktualisht ka nisur dizifenktimi në zonat e plazhit të Durrësit.  Sot ka nisur edhe gjatë vijës bregdetare të jugut dhe deri në datën 28 maj, përfundon dizifenktimi i parë si proces, si dhe dezifenktimi i zonave i plazheve, duke nisur nga Velipoja drejt Shëngjinit, dhe duke u finalizuar përgjatë gjithë bregetit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top