E martë, 26 Maj, 2026
Lajme

Lind fëmijën me covid-19. E reja dhe foshnja jashtë rrezikut për jetën

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një grua 29 vjeçare nga Kukësi ka lindur foshnjën e saj teksa ka pasur komplikacione të rënda prej covid-19.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetëisë Manastirliu, e cila njofton se si e reja ashtu dhe foshnja, janë tashmë gati të kthehen në shtëpië e tyre.

Besmira dhe foshnja e saj e fituan betejën e jetës në përballjen e vështirë me covid19 , shkruan Manastirliu, falë profesionalizmit dhe përkushtimit të bluzave të bardha. Pas ndërhyrjes tejet delikate për të sjellë në jetë vajzën, 29-vjeçarja nga Kukësi, me komplikacione të rënda si pasojë e covid19, ia doli mbanë.

Punë e shkëlqyer e ekipit të spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe “Koço Gliozheni”, të cilët bënë të mundur që Besmira dhe vajza e porsalindur, pas dy javësh të vështira në terapi intensive, të kthehen shëndosh e mirë në shtëpi.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top