E enjte, 28 Maj, 2026
Lajme

Celibashi i përgjigjet Bashës: “Numërimi është bërë sipas radhës së Kodit Zgjedhor”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka reaguar pas deklaratës së Bashës , i cili e justifikonte epërsinë e socialistëve me hapjen në fillim të kutive në bastionet socialiste, kreu i KQZ-sw Ilirjan Celibashi, i cili në një status të tijin në fejsbuk, shkruak se numërimi është bërë sipas radhës së përcaktuar në Kodin Zgjedhor.

Numërimi i kutive në VNV është bërë sipas radhës që ka përcaktuar Kodi Zgjedhor, shkruan Celibashi në statusin e tij, duke sqaruar kështu edhe opinionin publik mbi këtë çështje.

Ndërkaq, më parë, Celibashi u kishte bërë thirrje partive që kishin numërues, t’u përmbaheshin premtive të tyre publike për të mos e ndërprerë punën dhe numërimin pa ndërprerje të votave, deri në daljen e rezultatit përfundimtar, duke sugjeruar që komisonerët e lodhur t’i zëvendësonin menjëherë.

Partitë politike që kanë numërues, duhet t’i përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave,  shkruan ai. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top