E premte, 12 Qershor, 2026
Sport

Shënohet goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Italian

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është shënuar goli më i shpejtë në historinë  e Kampionatit Italian. Ka qenë Leaoja i Milanit, ai që e ka shënuar, në javën e 13 të Serisë A.

Portugezi 21-vjeçar shënoi në portën e Sassuolos pa u mbushur ende 7 sekonda lojë, më saktësisht 6.76 sekonda, nga vërshëllima e gjyqtarit për nisjen e takimit, duke thyer rekordin e golit më të shpejtë në historinë e Serisë A, që mbahej nga Paolo Poggi i Piacencas, i cili në vitit 2001, në fitoren 1-3 përballë Fiorentinës, realizoi në sekondën e 8-të në portën e skuadrës vjollcë.

Ndeshja ka përfunduar 1-2 për kuqezinjtë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top