E martë, 26 Maj, 2026
Vendi

Ndahet nga jeta ish-deputeti Marko Bello. Spikat dedikimi i Arben Malaj

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është ndarë nga jeta ditën e sotme ish-deputeti i Partisë Socialiste, zoti Marko Bello. Të shumë kanë qenë ata që kanë shprehur dhimbjen e tyre, por vëmendjen më të madhe e ka marrë statusi i një tjetër ish-deputeti të PS, zoti Arben Malajt.

Në statusin e shkruar në faqen e tij në fejsbuk, zoti Malaj shkruan:

Boll me hiporizinë tuaj ndaj kolegut dhe mikut Marko Bello! Lëreni të prehet i qetë! Ështq shumë e vërtetë që Marko ishte nje deputet, diplomat, ministër dhe profesor me vlera dhe kontribute të veçanta, Por pasi e shpallet “Armik të Partisë”, asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm.

Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjesht dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë.

Pas nenit famkeq 24/1 në ’92-shin. që largoi nga sherbimi publik disa mijëra shqiptarë të ditur dhe me integritet, periudha juaj e “Rilindasve të babëzitur” do  të jetë periudha me e zezë në shkatërrimin e institucioneve të shtetit dhe në largimin nga politika e administrata publike. të kujdo që ju pengon të vidhni deri në pangopësi.

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish-gazetarin luftarak e partriot të qarkut të Vlorës, Adrian Myslymaj, thjeshtë për një sms që i nisi Taulant Ballës.

U angazhua drejtpërdrejtë kryerilindasi Rama dhe e kërcënoi me pushim nga puna.

Minstria e Financave, Denaj brenda 48 orëve dhe jashtë çdo procedure ligjore, e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi, mentori dhe promovuesi i tij politik.

Heshti bashkëluftetari e bashkëgazetari Braçe.

Heshti Pandi dhe të gjithë të tjerët.

Ju nuk e kuptoni se sa shumë, pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babëzia ka qenë motivi i vetëm në jetë.

Ju përligjni çdo vjedhje dhe abuzim, sepse çdo njeri që ju denoncon, i suleni me gjithë arsenalin shpifës, për ta vrarë, jo vetëm shpirtërisht.

Boll me pangopësinë tuaj!

Boll me hiporizinë tuaj!

Boll me vuajtet e pa fund, që me arrogancën dhe babëzine tuaj, po u kushtoni shqiptarëve të  varfër.

Për kategorinë arrogantëve dhe të babëziturve, populli ka një mallkim nga shpirti: Kurrë mos u ngopshi”!

Arbeni

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top