E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Administrata ‘Biden’ i kthehet marrëveshjes me Iranin për armët bërthamore

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Administrata e Bidenit ka deklaruar të enjten se do t’u rikthehet bisedimeve me Teheranin për marrëveshjen mbi armët bërthamore. Marrëveshja u pezullua kur ish- presidenti Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej saj, duke e nxitur Iranin të niste sërish prodhimin e materialeve që përdoreshin për fablikimin e armëve bërthamore.

Shtetet e Bashkuara do pranojnë me kënaqësi ftesën e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Europian, për të marrë pjesë  në mbledhjen e P5+1 dhe Iranit, për të diskutuar një rrugë dimplomatike për programin bërthamor iranian, tha zëdhënësi i Departamentit të shtetit Ned Price.

P-5 + 1 u referohet vendeve që kanë kontribuar për krijimin e marrëveshjes së 2015-s, së bashku me administratën Obama, të cilat janë  Gjermania, Anglia, Franca, Rusia dhe Kina.

Ky lajmërim erdhi pasi sekretari i Shtetit Antony J. Blinken takoi virtualisht homologët e tij të tri bashkëfirmëtarëve europianë të marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara lajmëruan  gjithashtu se po hiqnin edhe një sërë sanksionesh ndaj Iranit aktivizuar prej Trump-it, pavarësisht se, sërish, mbeten në fuqi një numër i lartë i tyre.

Nuk është e qartë ende se si do përgjigjet Irani apo nëse do të marrë pjesë në bisedime. Deri më tani presidenti Biden, që i ka prirë një fushate për kthimin e paktit bërthamor, ka pohuar se  Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen sërish marrëveshjes, sapo Irani të nisë të respektojë kushtet që kufizojnë prodhimin e armëve bërthamore.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top