E martë, 30 Qershor, 2026
Rajoni

Edhe tri incidente të tjera detare mes Turqisë dhe Greqisë. Dy vendet, në situatë të vështirë diplomatike

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Greqia dhe Turqia kanë shënuar ditët e fundit një sërë incidentesh detare, pikërisht  në zonën e ngushtë mes ishullit lindor Lesbo dhe vijës detare turke.

Sipas mediave greke, roja bregdetare greke është shprehur se të trija incidentet janë identifikuar në veri-perëndim të Lesbos, e cila është edhe një nga udhët kryesore të trafikut të emigrantëve nga Turqia në Greqi. Në dy prej incidenteve madje, sipas mediave greke, qenë përfshirë edhe anije turke që shoqëronin apo shtynin gomone me emigrant, drejt ujërave territoriale greke.

Incidentet kanë ndodhur të premten që sapo lamë pas, dhe ministri grek i Emigracionit Notis Mitarakis e ka ftuar Turqinë përmes një note diplomatike, t’u japë fund këtyre provokimeve me pa të drejtë.

Kujtojmë që trafiku i emigrantëve turk drejt brigjeve të Greqisë, për t’u shpërndarë më pas në Europë, ka qenë një ndër temat më të nxehta të debateve mes dy vendeve fqinje, anëtare të Natos.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top