E enjte, 4 Qershor, 2026
Rajoni

Greqia zgjat mbylljen deri më 18 janar

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Greqia do vazhdojë të jetë e mbyllur deri më 18 janar. Kështu ka bërë me dije ditën e premte zëvendësministri i Mbrojtjes Civile greke Nikos Hardalis.

I vetmi ndryshim në vend, sipas medieve greke, do të jetë hapja e kopshteve dhe shkollave fillore më datë 11 janar. Kjo do të thotë që dyqanet e pakicës dhe parukierët do vazhdojnë të jenë të mbyllur.

Do veprojmë njësoj si Evropa, mësohet të jetë shprehur Hardalis, njërin hap pas tjetrit, sipas rekomandimeve të Ekspertëve.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top