E martë, 26 Maj, 2026
Kronikë

E DHIMBSHME/ Fati nuk qe me të, vdes foshnja e braktisur në garazh

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Një lajm i hidhur ka mbërritur prej maternitetit Koço Gliozheni në Tiranë, i cili njofton se foshnja e gjetur dje në garazh është ndarë nga jeta sot në orën 10.45 të paradites.

I vogli u gjend ditën e djeshme në një garazh në Yzberisht, por edhe pse y dërguar menjëherë në maternitet, nuk ia doli të jetonte dot.

Njoftimi i plotë i maternitetit “Koço Gliozheni”

Ashtu siç jeni njoftuar gjatë gjithë ditës së djeshme, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni”, është sjellë në gjendje të rëndë traumatike, një foshnjë e lindur dhe e braktisur në ambjentet e një garazhi !

Me të mbërritur në spital foshnjës i është dhënë ndihma e parë në reanimacionin neonatal dhe pas shumë përpjekjesh është arritur të kthehet në jetë edhe pse në gjendje të rëndë!

Për 24 orë është luftuar fort nga ana e stafit mjekësor për ta fituar betejën për jetën e kësaj foshnjeje. Pavarësisht punës, përpjekjeve dhe dëshirës së madhe për fat të keq kjo gjë nuk u arrit!

Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!

Foshnja ndërroi jetë në orën. 10:45, datë 09.11.2023

Diagnozat klinike:

Lindje në term/ Lindje per vias vaginalis/ Hipotermi e thellë/Politraumë/ Hemorragji pulmonare/Insufiçience multiorganore/Arrest kardiorespirator

Falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Punës Sociale, Policinë e Shtetit si dhe të gjithë qytetarët që na kanë mbështetur fuqimisht në betejën tonë për jetën, që fatkeqësisht këtë herë e humbëm!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top