E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Vaksinimi me AstraZeneca: Agjencia Europiane e Barnave vazhdon të këmbëngulë se nuk ka lidhje me mpiksjen e gjakut

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Drejtuesja e Agjencisë Europiane të Barnave Emer Cooke, ka deklaruar sot  se ka  qenë dhe mbetet e bindur që AstraZeneca nuk ka aspak lidhje me mpiksjet e gjakut. Ajo u shpreh me bindje, se benefitet e vaksinës i kapërcejnë rreziqet e përfolura.

Cooke pohon se numri i koagulimit të gjakut raportuar në personat e vaksinuar, nuk e kapërcen atë që raportohet normalisht në Evropë.

 E dimë që mijëra njerëz vuajnë në Europë nga mpiksja e gjakut, ndaj duam të qartësojmë  nëse këto episode janë shkaktuar nga vaksina apo nga shkaqe të tjera, u shpreh Emer.

E teksa hetimi është duke u kryer, ne jemi të bindur që benefitet e AstraZeneca-s në parandalimin e COVID-19, sa i takon shtrimit nëpër spitale apo numrit të vdekjeve, i kapërcejnë rreziqet e përfolura.

Përgjigjet e hetimit nga Agjencia Europiane e Barnave, pritet të dalin ditën e enjte.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top