E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

“Shqipëria Europa e Re, korrupsioni dhe droga e shkuara e saj”. Mohamed Alammar, biznesmeni me famë botërore i Emirateve, shpjegon për CNN investimin e tij në portin e Durrësit (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Mohamet Alaamar, themeluesi i Emaar Properties, një prej biznesmenëve më në zë në botën e ndërtimit, jo vetëm në Dubai por edhe më gjerë, ka shpjeguar për CNN motivin se përse ai zgjodhi të investonte në Shqipëri e më konkretisht në portin e Durrësit.

Për mua, tha ai, Europa e re është një koncept tërheqës dhe Shqipëria e përfaqëson më së miri këtë, me rritjen e dyfshtë në turizëm, me vijën e shtrirë bregetare.

I pyetur nga gazetari i CNN a trembej nga fakti që Shqipëria cilësohej si një vend me një nivel të lartë korrupsioni e i përmendur shumë shpesh për trafikun e drogës, Alammar iu përgjigj se këto tashmë i përkisnin të shkuarës dhe qeveria e vendit qe i fokusuar tek puna dhe tek zhvillimi i vendit.

Të ndërtoj portin më të madh të Adriatikut në Durrës, me 12 mijë apartamente, dyqane hotele, për mua është si të kem një ëndërr e ta kthej në realitet, u shpreh Alamaar.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top