E shtunë, 11 Korrik, 2026
Lajme

Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Hiqen kufizimet me Maqedoninë dhe Greqinë, studentët kthehen në auditore për konsulta

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije në takimin e sotëm masat e marra, nisur nga të dhënat e mbledhura deri më tani për situatën covid-19 në vend.

Mbështetur në to, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, tha se shifrat aktuale paraqiteshin në ulje, ndaj, duke parë edhe uljen e shifrave në vendet fqinje, Komiteti Teknik ka vendosur të hiqen kufizimet me Maqedoninë dhe Greqinë, e po ashtu edhe studentët mund të kthehen në auditore për konsultat e nevojshme.

Mbeten  ende në fuqi tha Manastirliu ndalimi i grumbullimeve, e po ashtu edhe ora policore pas orës 22 të mbrëmjes.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top