E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Hetimi Zgjedhor/ Celibashi: “Ata që kanë vendosur disa herë gishtin tek pajisjet PEI, do japin llogari përpara organeve kompetente”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Kushdo që e ka vendosur gishtin disa herë në një pajisje apo disa pajisje (PEI), pavarësisht qëllimit, do të identifikohet e do të japë përpara organeve kompetente”, ka deklaruar në një intervistë për mediat, kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi, cili, në kontekstin kaotik krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe shpalljes së rezultateve, është i detyruar të hetojë mbi çdo ankesë të subjekteve politike, mbi një manipulim të mundshëm të procecit të votimit.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, nga ambientet e KQZ-së në Lundër ku po kryehej edhe kontrolli i gjurmëve të lënë prej zgjedhësve, në pajisjet elektronike të identifikimit kthyer tashmë prej qendrave të  votimit,  Celibashi tha se kjo qe faza e parë e verifikimit të të dhënave marrë gjatë procesit të identifikimit të votuesëve. Pas kësaj faze, pra hedhjes së gjithë të dhënave në serverin qëndror, do të bëhej më pas edhe kryqëzimi i tyre, për të parë nëse ka raste kur një zgjedhës ka votuar  në disa qendra apo disa herë një qendër votimi.

Qëllimi i përdorimit të kësaj pajisje, tha Celibashi,  ka qenë të regjistronte gjurmët e gishtit të të gjithë atyre që shkonin për të votuar. Ata që  për arsye të ndryshme kanë dashur të bëjnë prova, apo dhe për arsye të tjera të paligjshme, dhe e kanë vendosur disa herë gishin në pajisje apo në pajisje të ndryshme, do të evidentohen qartësisht dhe duhet të japing llogari përpara organeve kompetente. Atyre që u kanë thënë se pajisja nuk ka funksionuar, u them se ajo ka funksionuar, sepse qëllimi i saj ka qenë të evidentojë shenjat e gishtit.

Celibashi sqaroi në fjalën e tij edhe dyshimin mbi zbulimin se për kë ka votuar dikush, nisur nga  QR-Kodi në fletën e votimit, dyshim i cili qarkullon prej disa ditësh si një tjetër element problematik  në votimin e 25 prillit.

Në mënyrë kategorike jo, tha Celibashi. Për dy arsye: E para, pajisja e identifikimit elektronik nuk shënon radhën e votuesve, raporti që prodhon pajisja mbi ata të cilët kanë votuar nuk i radhit votuesit sipas radhës së tyre të votimit. Nuk ka radhitje, por është rastësore paraqitja e tyre në raport. Dhe e dyta, zgjedhja e fletës së votimit për një votues, është edhe ajo rastësore. Nuk është se fletët e votimit merren sipas blloqeve dhe radhës se blloqeve. Askush nuk e di se çfarë numri përmban secili prej blloqeve. Edhe në momentin kur një votues merr fletën votimit, aty janë katër pesë fletë votimi, të cilat vulosën paraprakisht nga KQV, dhe dikush e ka të pamundur qoftë dhe komisionieri, të identifikojë se kë fletë votimi i dha kujt.

Ndërkaq, nënkomisionerja Pelinku tha se të gjitha gjetjet që do të dilnin nga kryqëzimi i të dhënave në sistem, do t’i përcilleshin Prokurorisë, për të hetuar më tej nëse është shkelur apo jo Kodi Zgjedhor.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top