E hënë, 1 Qershor, 2026
Politikë

Incident elektoral në Fier/ Kejdi Mehmetaj akuzon Bashkinë Fier se po heq banerat e LSI-së për hir të mitingut të Partisë Socialiste(video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Fieri ka shënuar ditën e sotme incidentin e dytë elektoral pas atij të Kavajës. Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka akuzuar Bashkinë Fier se po heq me pa të drejtë banerat e LSI-së vendosur në qendër të qytetit, për shkak të mitingut që do të mbahej nga Partia Socialiste aty.

Për hir të mos reagimit nga kreu i Bashkisë Fier, përfaqësuesit e LSI-së janë përpjekur të hyjnë në Bashkinë e Fierit me forcë, për të sqaruar situatën

Ndërkaq, në kodin zgjedhor për materialet propagandistike, thuhet shprehimisht se “Ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në: fasadat e godinave të banimit, institucioneve publike apo ambienteve rrethuese pranë e rreth tyre, brenda zonave rekreative, parqeve, në pemët e qytetit dhe në shtyllat e ndriçimit“, e po ashtu edhe në mjete që operojnë në transportin publik.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top