E enjte, 11 Qershor, 2026
Politikë

Verifikimi elektronik i votuesit/ KQZ-ja publikon videon dhe paralajmëron: “Kujdes, pengon votimin e dyfishtë!” (video)

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një video ku tregon se si do të kryhet verifikimi elektronik në votimet e 25 prillit.

Pajisja, thuhet në materialin e publikuar, do të jetë në çdo qendër votimi dhe do lexojë letërnjoftimin ose pasaportën tuaj. Nga leximi do të shfaqen të dhënat tuaja, qendra e votimit dhe fotoja. Pas verifikimit, nënshkrimi do të bëhet duke lënë shenjën e gishtit. Të dhënat tuaja ruhen sipas standarteve më të larta të sigurisë. Pas përfundimit të procesit zgjedhor, të dhënat do të asgjësohen. Kujdes, pajisja verifikon tentativën e votimit të dyfishtë dhe e dokumenton atë. Çdo shkelje, dënohet sipas ligjit.

Kujtojmë që verifikimi elektronik i votuesve, zbatohet për herë të parë në Shqipëri, pikërisht  në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top