E enjte, 11 Qershor, 2026
Politikë

Veliaj dhe Tabaku paralajmërojnë tubime paqësore

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

E mbarsur me tension politik, për shkak të hapjes zyrtarisht të fushatës ditën e sotme, dy partitë më të mëdha në vend kanë nisur përgatitjet secila për tubimin në sheshet përkatëse.

I pyetur live në News24, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se shpresojnë shumë në një fushatë qytetare, e me këtë shpresë e shtynë edhe për pak më vonë çeljen e aktivitetit tw tyre. Nisim në orën 18 në sheshin “Skënderbej“, tha ai, dhe  shpresojmë një fushatë qytetare.

Ndërkaq, përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku, u shpreh se PD-ja i priste përkrahësit e saj në 5.30 në sheshin “Nënë Tereza”. Nuk është një fushatë tradicionale, u shpreh ajo, duke respektuar kushtet e pandemisë. Kemi kërkesa pafund nga qytetrët që duan të jenë, po prej kushteve do ndërthurim elementët  klasikë me ata dixhitalë. U kemi bërë thirrje, që në 5 të na bashkohen për hapjen e fushatës. Do flasin përfaqësues politikë e jo politikë. Do ketë surpriza.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top