E mërkurë, 24 Qershor, 2026
Stil Jete

Lady Gaga-s i vjedhin bulldogët dhe shtien mbi atë që i shëtiste. 500.000 dollarë shpërblim për kë që i gjen

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Këngëtarja e njohur Lady Gaga është përballur me një histori të sa të  frikshme aq edhe të trishtë.

Dikush, i cili ende nuk është kapur prej policisë, ka shtirë me armë mbi djaloshin që shëtiste tri bulldogët  e saj Kojin, Mis Asian dhe Gustavon, duke i rrëmbyer këta të fundit.

Për të gjetur tri qentë e saj, artistja ofron 500 mijë dollarë shpërblim. Ndërkaq, policia po punon ende për kapjen e rrëmbyesit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top