E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Islandë, pas 50.000 tërmeteve shpërthen vullkani

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka shpërthyer në Islandë, pranë kryeqytetit të Rekjavikut, vullkani Fagradalsfjall.

Lajmin e bën të ditur instituti meterologjik i shtetit islandez,  ekspertët e të cilët e parashikonin një aktivizim të mundshëm të këtij vullkani, pas rreth 50.000 tërmeteve që kanë tronditur dy javët e fundit  vendin.

Shpërthimet e para të vullkanit kanë nisur mbrëmjen e djeshme në gadishullin e Reikjanesit në jugperëndim të Islandës, rreth 40 kilometra larg kryeqytetit.

Qeveria islandeze u ka kërkuar njerëzve të ruajnë qetësinë dhe askush të mos shkojë në drejtim të shpërthimit.

Ndërkaq, një grup shkencëtarësh, është duke matur shtrirjen e shpërthimit prej një helikopteri.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top