E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Harry dhe Meghan bëhen me të dytin. Vjen në jetë Lilibet

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka ardhur në jetë fëmija i dytë i Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, Harry-t & Meghan Marcle-it.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës, i cili tha se të dielën çifti ka mirëpritur bijëzën e tyre, Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Vogëlushja peshonte 3.5 kg dhe emri i saj Lilibet është në nder të Madhërisë së Saj Mbretëreshës, kurse emri i dytë në nder të së gjyshes së saj, Dianës, mamasë së Harry-t.

Foshnja është e teta në linjën e pasardhësve të fronit britanik.

Ndryshe nga herët e tjera, lajmërimin e dukëve të Sussex-it, nuk e shoqëronte asnjë foto e të sapolindurës.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top