E shtunë, 27 Qershor, 2026
Stil Jete

Mbretëresha Elisabetë hedh në treg një markë të re xhini: me hurma dhe mërsinë, duket se do jetë trendi i ri për festa

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Mbretëresha Elisabetë sapo ka hedhur në treg një markë të re xhini. Ajo mban emrin “Sandringham gin” dhe është prodhuar si markë personale e mbretëreshës, në pallatin e saj të Sandringhamit, ku familja mbretërore feston zakonisht Krishtlindjet.

Pija e prodhuar në distilerinë lolale në Whatahoot-it, është nxjerrë nga fruti i hurmave që rriten në Walled Garden (njohur ndryshe edhe si kaki kineze), në brendësi të banesave të Madhërisë së saj, dhe është aromatizuar me gjethe mërsine, që janë marrë nga një pjesë e buqetës së nusërisë së mbretëreshës Alexandra, kur u martuar me mbretin Eduard VII.

Distiluesit këshillojnë që pija mbretërore, të pihet duke hedhur një masë në një gotë plot me akull, përpara se të shtohet toniku, e të zbukurohet me një fetë limon.

“Sandringham Gin’’, do t’ju ofrohet dhe të ftuarëve me rastin e takimeve zyrtare të pallatit dhe festave në oborr.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top