E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Parasë shqiptare i shtohet një prerje e re

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Banka e Shqipërisë ka paraqitur ditën e sotme dy karmonedha të serisë së re nisur më 2019-n, të cilat do të hyjnë në përdorim më 30 qershor.

Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen, ka qenë kartëmonedha 10.000 lekëshe, e cila hidhet për herë të parë në treg.

Simbolet me të cilat është ngjizur kjo kartëmonedhë e re janë ato të flamurit dhe të himnit kombëtar, të shoqëruara me portretin e Asdrenit, poetit të Rilindjes Kombëtare, autor  i Himnit Kombëtar.

Ndërkaq, kartëmonedha tjetër, ajo e 1000 lekshit, ruan të njëtat motive të prersjes ekzistuese, por vjen me një dizajn të përmirësuar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, prerja e kartëmonedhës 10.000 lekëshe, që është edhe prerja më e madhe që ka sot leku shqiptar, shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit, duket plotësuar kërkesat e tregut.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top