Mund të duket e habitshme, por në fakt ish konkurentja e Përputhen dhe ajo e Big Brother Vip, në Top Channel, Antonela Berisha, do të jetë një nga figurat që do ta shohim kësaj radhe në Sanremo, festivalin e muzikes së lehtë italiane, aq të njohur e aq të ndjekur prej shqiptarëve.
Surpriza e Antonelës vjen këtë vit pas asaj të Alketa Vejsiut më parë, e cila qe gjithashtu në ndër prezantueset e Sanremos, duke mahnitur italianët e shqiptarët po ashtu.
Nuk dihet ende se si Antonela ka mundur të bëhet pjesë e një evenimenti kaq të njohur italian. Ajo që dihet deri më tani, është që disa prej medieve italiane, kane nisur ta paraqesin si moderatore të njohur shqiptare e po ashtu edhe si një yll ndërkombëtar.