E mërkurë, 27 Maj, 2026
Lajme

Vjen ambasadori i ri i Hollandës. Meta i uron mirëseardhjen

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit të ri të Hollandës në Shqipëri, zotit Reinout Vos.

Takim i përzemërt dhe bisedë e hapur me Ambasadorin e ri të Holandës në Shqipëri, Sh.T.Z. Reinout Vos, shkruan Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Shpreha mirënjohjen e thellë për ndihmën shumë të vyer me operacionet nga ajri, që Holanda dha në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret në Shqipëri.  E falenderova për qëndrimin e fundit inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë, si dhe për mbështetjen që vendi i tij na ka dhënë në procesin e integrimit europian.  I urova shumë suksese në misionin diplomatik për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Zoti Reinout Vos ka lindur më 1960, dhe nga 2012-2017 ka qenë ambassador i Hollandës në Sarajevë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top