E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Nis vaksinimi në Evropë. Ursula von Der Leyen: ‘Moment uniteti’

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka nisur ditën e sotme në të gjithë Europën, vaksinimi ndaj Covid-19.  Në fjalën e saj, presidentja e BE Ursula von der Leyen, ka theksuar se këto ditë, ditët e vaksinimit europian, janë një moment uniteti prekës e po ashtu një histori suksesi europiane.

Vaksina,  theksoi ajo, është shpërndarë njëkohësisht në të gjitha vendet europiane, njerëzit do nisin ta bëjnë vaksinën në Athinë, Romë, Helsinki, Sofie,  me radhë. Mjaft shpejt ne do kemi vaksina të tjera, kur të miratohen që janë të sigurta dhe të efektshme. Komuniteti Europian ka siguruar doza të mjaftueshme vaksine për të gjtihë popullsinë tonë prej 450 milion banorësh, por ne do ndihmojmë me sigurimin e vaksinës edhe fqinjët tanë, si Islanda dhe Norvegjia.

Vaksina do na ndihmojë tí kthehemi gradualisht jetës sonë normale. Kur të jenë vaksinuar mjaftueshëm njerëz, mund të nisim të udhëtojmë, të takojmë miqtë e familjet tona, dhe të kemi pushime normale, sic i presim prej kohësh. Por deri më atëherë, ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdeshëm, të mbrojmë veten dhe të dashurit tanë  nga virusi. Le të rrimë të sigurt së bashku. Le ta bëjmë 2021-in vitin tonë të rimbëkëmbjes dhe shpresës.

 E teksa Evropa nis vaksinimin sot, nuk dihet saktë se kur do nis vaksinimi në Shqipëri, e cila, siç edhe dihet, nuk është ende pjesë e BE.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top