E enjte, 18 Qershor, 2026
Politikë

“Blu Brothers”/ Rama publikon trajlerin e podkastit Luiz-Benet Beci

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

“Blu Brothers është podkasti më i ri, që kreu i qeverisë Rama sapo ka publikuar në faqen e tij zyrtare në fejsbuk.

Nga trajleri i publikuar prej kreut të PS-së, shquhet qartë se intervista do t’u drejtojet dy prej njerëzve më të përfolur të momentit, këngëtarit Luiz Ejllit që fitoi BB VIP, dhe Benet Becit, bamirësit të tij në kohërat e vështira, për të cilin thuhet se i bëri dhuratë edhe fitoren Shkodrës, përgjatë zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Bashkëngjitur me trajlerin e podkastit të publikuar Rama shkruan “Nesër… Flasim…” duke lë në pritje publikun e interesuar, i cili, pak po e sigurt nuk do të jetë vetëm prej radhëve të fansave të show bizz-it, por edhe të politikanëve e politologëve.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top