E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Shkencëtari i Pfizer i sigurt për vaksinën anticovid-19. I bindur që do t’i japë fund pandemisë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ugur-Sahin, shkencëtari miliarder që qëndron pas vaksinës kundër covid-19 shprehet i sigurt se vaksina e krijuar prej BioNtec&Pfizer, do jetë e sukseshme në më shumë se 90% të rasteve, sepse ajo vepron në shumë nivele.

Nëse pyetja është a do ta ndalim këtë pandemi, përgjigja ime është po, sepse unë mendoj që edhe vetëm mbrojtja prej infeksioneve simptomatike, do ketë një efekt të madh.

Ai u shpreh gjithashtu se ka shumë besim që ky trajtim do të funksionojë, sepse vaksina operon në shumë nivele.

Vaksina e pengon Covid-19 të mësyjë qelizat tona, por edhe sikur virusi ta gjej mënyrën për të shkuar tek to, limfocitet-T e godasin në kokë dhe e asgjësojnë krejt, tha ai..

Eshtë ende e paqartë se sa mund të zgjasë imuniteti i siguruar prej vaksinës, por Sahin-i, i cili sipas Forbes-it vlen 4.5 billion dollarë, shprehet se ajo mund të zgjasë deri në një vit.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top