E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Disa rregulla të arta për të ruajtur cilësisht ushqimet në frigorifer

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Këtyre ditëve të nxehta, jo pak njerëzve mund t’u ketë rastisur që edhe brenda në frigorifer t’u jenë prishur ushqimet. Por si ta shmangim një gjë të tillë? Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ofron për të gjithë disa rregulla të thjeshta për t’u zbatuar, në mënyrë që të kemi një ushqim sa më të freskët e më të shëndetshëm.

Sa më poshtë, 8 rregullat që na mundësojnë ta ruajmë vërtet një ushqim të freskët në frigorifer

  1. Ushqimi i gatuar dhe i ruajtur në frigorifer, mund të konsumohet dhe të hahet brenda 3 ditëve.
  2. Ushqimet e sapoblera duhet të futen në frigorifer brenda 2 orëve.
  3. Mishi i freskët, i pulës, mishi i grirë ose i kuq, mund të qendrojë deri në tri ditë tek pjesa e ftohjes së friigoriferit, në temperaturat 0-5 gradë celcius, përpara se të gatuhet.
  4. Domatet janë të sigurta jashtë frigoriferit, dhe kjo është një mënzrë e mirë për të ruajtur aromën dhe shijen e tyre
  5. Vezët ruhen në frigorifer më së miri deri në datën e skadencës që ndodhet mbi paketimin  e tyre.
  6. Mjalti mund të ruhet më mirë në temperaturë ambienti.
  7. Për të ruajtur cilësinë ushqimi nuk duhet ruajtur më tepër se 6 muaj në ngrirje. Të gjithë ngrirësit duhet të kenë klasifikimin përkatës, shënuar me yje, qe ndodhet përgjithësisht në manualin e prodhimit (*) Deri në  – 6 gratë mund ta ruajë ushqimin deri në 1 javë maksimumi. (**) Deri në  -12 gradë mund ta ruajë ushqimin deri në 1 muaj maksimumi (***) Deri në -16 gradë, mund ta ruajë deri në 3 muaj maksimumi. (****) Deri në -18 gradë është is përshtatshëm për të ruajtur ushqimin afatgjatë.

8. Katet, koshat dhe ndarjet e frigoriferit duhet të pastrohen në mënyrë të rregullt, sepse sipërfaqet mund të ndoten nga bakteret që ndodhen tek paketimet e ushqimeve. Mos harroni të pastroni edhe dorezat.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top