Aktivistja republikane dhe një prej mbështetëseve më të mëdha të Berishës, foltores dhe protestave të tij, Evi Kokalari, ka shpërndarë ditën e djeshme në fejsbukun e saj, një status ku shprehet se ka vendosur të distancohet pak nga politka në Shqipëri, për t’ju kthyer jetës së saj në Amerikë, lënë pas dore që në shtator.
Kam vendosur të distancohem pak nga politika në Shqipëri, shkruan Kokalari në këtë status. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua ti kthehem jetës time në Amerikë që kam që në Shtator që e kam lënë komplet mbas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshëm me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Me gjithë sulmet e katër muajve të fundit, një gjë është e padiskutueshme – miqësitë që kam krijuar në Tiranë vërtet më kanë ngrohur zemrën, dhe jo vetëm, mbështetjen që kam marrë nga njerëzit që kam takuar çdo ditë në rrugët e Tiranës dhe gjatë foltoreve, vërtet i kanë dhënë kuptim sakrificës së muajve të fundit. Bashkëatdhetarëve të mi në Diasporë; dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohuni seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmin. Ndërkohë do vazhdoj të komunikoj opinionet e mia nëpërmjet medias sociale. Duke ju falenderuar të gjithëve për mbështetjen tuaj, Përzemërsisht, Evi
Kujtojmë që ky status i Kokalarit, vjen pas dështimit të përpjekjes së mbështetësve të Berishës, për të marrë godinën e SHQUP-it dhe nxjerrë prej andej, atë që deri më tani njihet si kreu zyrtar i PD-së, Lulëzim Bashën.