E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Nisin ngarjet e makinave në gjendje të dehur. Policia e Qarkullimit Rrugor arreston 3 shtetas

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Specialistët e qarkullimit rrugor në Durrës kanë vënë në pranga tri shtetas që udhëtonin në gjende të dehur, të cilët teksa kanë humbur kontrollin, kanë shkaktuar dëme në makinat e të tjerëve.

Sipas të dhënave ofruar prej tyre, Z. Gj., 48 vjeç, banues në Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin  në aksin rrugor Maminas-Manëz, ka humbur kontrollin dhe nga ka përplasja ka mbetur i lënduar pasagjeri shtetasi Sh. Gj. B. S., 48 vjeç, banues në Sukth, duke drejtuar po ashtu në gjendje të dehur makinën në aksin rrugor Sukth-Shijak, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale, si dhe shtetasin M. B., 47 vjeç, i cili duke drejtuar në gjendje të dehur makinën në aksin rrugor Gjiri Lalëzit-Maminas, është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.

Specialistët e Qarkullimit rrugor, bëjnë me dije gjithashtu, se kanë vendosur  edhe 185 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 18 drejtues mjetesh, duhet të dalin përpara Komisionit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top