E martë, 22 Shtator, 2026
Vendi

SPAK kontrolle në banesën e Ilir Prodës. Ende e paqartë akuza

· 1 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka urdhëruar kontrolle në lidhje me ish Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Lajmi raportohet nga gazetarja Klodiana Lala.

Sipas gazetares, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesën e Ilir Prodës, por ende nuk bëhen me dije detaje.

Kujtojmë që Ilir Proda u shkarkua nga posti i Kreut të Policisë së Shtetit në mars të këtij viti me motivin se nuk garantoi rendin dhe sigurinë gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike

Gjatë protestës së opozitës, pati një sulm me molotovë edhe ndaj vilës së Enver Hoxhës, brenda së cilës ndodheshin disa artistë të huaj.

Proda ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar. Partia Demokratike e akuzuar atë për lidhje direkte me Suel Çelën dhe Ergys Agasin, sipas së cilës, e kanë promovuar në kupolën e institucionit. Ne vendin e Ilir Prodes, ne krye te Policisë së Shtetit u emërua Skënder Hita.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top