E shtunë, 30 Maj, 2026
Lajme

KADASTRA/Ikën Dallëndyshe Bici, vjen Lorena Goxhabelli

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas ndryshimeve të bëra në Këshillin e Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama ka zbardhur lëvizjet e radhës në nivelet e larta të larta të administratës, duke larguar Dallëndyshe Bici nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe emërimin e saj si kryeinspektore e IKMT-së.

Ndërsa në këtë post është emëruar Lorena Goxhabelli.

Kujtojmë se Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it.

Drejtuesja e re e Kadastrës, Lorena Goxhabelli

Lorena Goxhabelli ka qenë Këshilltare e jashtme ligjor për pronësinë në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes që prej qershorit 2022.

Ajo ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë duke u fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratave publiko-private për administrimin e pronës shtetërore etj.

Lorena Goxhobelli është diplomuar në vitin 2006 në Universitetin e Tiranës dhe ka përfunduar studimet master në Ekonomik, me fokus Administratën Publike, në periudhën 2009 – 2011.

Gjatë viteve 2014 – 2017 ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të Zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj 2022

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top